
Në revistën Pečat në numrin 276 të 12 korrikut 2013 në rubrikën Agjencia e lajmeve të përzgjedhura nga Pavle Çosiq, është botuar një artikull i titulluar “Fondi për të Drejtën Humanitare dënoi aksionin humanitar të Novak Gjokoviçit” nga autori Pavle Çosiq. Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) thekson se ky tekst është në tërësi i shpikur, dhe se komunikata në të cilën autori thirret, FDH kurrë nuk e ka botuar.
Gjykata Themelore në Beograd solli aktgjykim më të cilin obligoi Republikën e Serbisë që tre shqiptarëve të Kosovës t’u paguaj kompensim në shumën prej 150.000 dinarëve për përgjegjësinë e torturës dhe akteve çnjerëzore të kryera kundër tyre nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB e Serbisë) gjatë paraburgimit të jashtëligjshëm në vitin 1999 dhe vitin 2000. Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) thekson se me kompensime të mjerueshme ndaj viktimave të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut gjykatat në Serbi po i relativizojnë krimet e kryera gjatë viteve të nëntëdhjeta për të cilat janë përgjegjës përfaqësuesit e organeve shtetërore.
Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) me datën 02.07.2013 parashtroi pranë Prokurorisë për Krime të Luftës në Republikën e Serbisë, kallëzim penal kundër Dushko Shljivanqaninit ish-komandantit të Batalionit Kufitar 53 të Ushtrisë Jugosllave (UJ) tani përfaqësues i komandantit të Qendrës për trajnim të forcave tokësore të Ushtrisë së Serbisë dhe Vasilije Rangelovit, kapterit të UJ, komandantin e karaullës në Goden dhe disa pjesëtarë të panjohur të Batalionit Kufitar 53 të UJ për krime lufte kundër civilëve të kryera me datën 25.03.1999 në fshatrat dhe Zylfaj/Zulfaj dhe Goden (komuna Gjakovë/Đakovica).
Gjykata e Lartë në Beograd me datën 21.06.2013, sërish pas rigjykimit dënoi Mark Kashnjetin me dy vjet burgim për krime lufte kundër civilëve të kryer më 14.06.1999 në Prizren / Prizren. Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) konsideron që provat e ofruara nuk sugjerojnë që Mark Kashnjeti ishte përgjegjës për krimin me te cilin është i akuzuar dhe vendimin e karakterizojnë gabimet e gjykatës në vlerësimin e provave.
Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) me datën 18.06.2013 parashtroi në Prokurorinë për krime lufte të Republikës së Serbisë kallëzimin penal kundër katër pjesëtarëve të MPB për krimet e luftës të kryera kundër civilëve në Vushtrri /Vučitrn në fund të prillit dhe fillim të majit të vitit 1999.