Dëshmitë e viktimave të torturës në burgjet e Serbisë
Të martën me 4 Qershor 2013, para Gjykatës Themelore në Beograd, Nazmi Spahiu dhe Behxhet Rrmoku, viktima të torturës dhe burgosjes së paligjshme dhanë dëshmitë e tyre në procedurën për dëmshpërblim të cilën e ka inicuar Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) në prill të vitit 2010 kundër Republikës së Serbisë për përgjegjësinë e shtetit ndaj torturës në paraburgim të paligjshëm gjatë viteve 1999 dhe 2000. Nazmi Spahiu dhe Behxhet Rrmoku dëshmuan në lidhje me arrestimin dhe torturimin e përjetuar në burg, si dhe për pasojat e torturës të cilat ende i vuajnë si dhe trajtimin mjekësor afat-gjatë të cilit i janë nënshtruar.





Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) me datën 4.06.2013 parashtroi në Prokurorinë për krime lufte të Republikës së Serbisë kallëzimin penal kundër Ushtrisë Jugosllave për krime lufte ndaj civilëve, të kryera me datën 12 maj vitit 1999 në vendin Savine Vode (komuna Pejë/Peć).