Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) më 28 Maj 2010 ka ngritur kallëzim penal pranë Prokurorisë për krime lufte të Serbisë kundër 34 personave përgjegjës për vrasjen e mbi 90 dhe plagosjen e mbi 150 të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës te Istogu në Kosovë (tash e tuje në tekst si: Burgu i Dubravës), më 22 dhe 23 Maj të vitit 1999 pas sulmeve nga ana e aviacionit të NATO-s më 19 dhe 20 maj të vitit 1999 ndaj objekteve të këtij burgu.
Gjykata e Qarkut në Prishtinë me trupin gjykues të përzier i cili kryesohej nga gjykatësi i EULEX-it, Ferdinando Boatier de Mongeot, me datën 14.06.2010 shqiptoi aktgjykimin me të cilin i akuzuari Albin Kurti, lider i lëvizjes Vetëvendosja/Samoopredeljenje, dënohet me dënim me burg në kohëzgjatje prej (9) nëntë muajsh për veprën penale pjesëmarrje në grupin i cili pengon personat zyrtarë të kryejnë aktivitet zyrtare nga neni 318. artikulli 1. dhe 2. të LPK-së. Gjykata mori vendim që Albin Kurti të lirohet menjëherë nga paraburgimi sepse ai gjatë kohës së procedurës që është zhvilluar gjatë vitit 2007 dhe në fillim të vitit 2008, i kishte kaluar 11 muaj në paraburgim dhe burgim shtëpiak gjë që përmbushë dënimin e shqiptuar.