Gjykata Supreme e Kosovës i dyfishon dënimin Predrag Đorđevićit, pjesëtar i Gardës së Car Lazarit
Gjykata Supreme e Kosovës, me panelin e kombinuar penal me në krye gjykatësin ndërkombëtar Norbert Koster, e ka shpallur më 4.5.2010. aktgjykimin fajësues për të akuzuarin Predrag Đorđević, me të cilin atij ia ka shqiptuar dënimin unik me burg prej 12 vjetësh dhe 3 muajsh, për veprat penale: shkaktimi i urrejtjes, ndarjes dhe jo tolerancës nacionale racore, fetare apo etnike dhe tentim vrasje të rëndë.




