Fondi për të Drejtën Humanitare- Kosovë (FDH- Kosovë) e konsideron si jo adekuate mënyrën se si mediat kosovare e në veçanti Televizioni Publik i Kosovës kanë informuar publikun mbi vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe Kryetarit të Komunës së Kamenicës Begzat Sinani për ta rinovuar ambulancën në Kamenicë.
Më datë 9 mars të vitit 2009, Fondi për të Drejtën Humanitare [FDH] pranoi aktgjykimin e Gjykatës së Lartë në Belo Polje [të datës 30 dhjetor 2008] me të cilën vërtetohet aktgjykimi i marrë në qershor të vitit 2008 nga Gjykata Themelore e Rozhajës ndaj Mihailo Markoviqit, për veprën penale të mashtrimit.