Dëshmia e parë e viktimave në gjykimin për krimin e kryer në Tërnj
Të martën dhe të mërkurën, në datën 27 dhe 28 tetor të vitit 2015, në ora 9:30, në sallën e gjykimit 2 të Gjykatës Speciale, ka vazhduar gjykimi për oficerët dhe nënoficerët e Ushtrisë së Serbisë, Rajko Kozlinin dhe Pavle Gavrilloviqin për krimin kundër civilëve në fshatin Tërnj, të kryer në muajin mars të vitit 1999. Pas shtyrjes së pesë shqyrtimeve kryesore paraprake, në gjykim, javën e ardhshme, për herë të parë do të dëshmojnë viktimat dhe dëshmitarët okular të krimit.






Në bibliotekën e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH), në datën 22 tetor të vitit 2015 është mbajtur debati mbi rolin e arsimit në ballafaqimin me barrën e së kaluarës së dhunshme. Në debat kanë marrë pjesë Sanja Petroviq Todosijeviq, historiane nga Instituti për historinë e re të Serbisë, Dasha Duhaçek, profesoreshë në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, zëvendësja e drejtoreshës ekzekutive të FDH-së Marijana Toma dhe vijuesit e gjeneratës së katërt të Shkollës Rajonale për Drejtësinë Tranzicionale. Në debat është bërë fjalë për marrëdhënien e sistemit të arsimimit kundrejt shkeljes së të drejtave të njeriut në të kaluarën, mbi rolin e të rinjve në procesin e pajtimit dhe jashtë platformave institucionale në ofrimin e përkrahjes për përpjekjet që për të kaluarën të mësohet në bazë të fakteve të vërtetuara.
Në kuadër të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale (Shkolla) është organizuar një vizitë njëditore në vendet e përkujtimit në Kroaci. Njëzet e pesë vijues dhe vijuese të gjeneratës së katërt e kanë vizituar Memorialin dhe Muzeun Memorial në Jasenovc dhe Vukovar dhe me këtë rast kanë biseduar mbi kulturën e përkujtimit në lidhje me krimet e kryera në këto vende.
Në datën 23.10. të vitit 2015, me fillim në orën 12.00, Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) do të mbajë prezantimin Dosja ”Operacioni Reka“ (Dosja). Prezantimi do të mbahet në Sallën e Madhe të Qendrës së Mediave në Beograd (Terazije 3, Kati I).
Në kuadër të takimit vjetor të Zyrës së OSBE-së për institucionet demokratike dhe të drejtave të njeriut Implementimi i obligimeve nga fusha e dimensionit njerëzor të OSBE-së, të premten, në datën 25 shtator të vitit 2015 është mbajtur ngjarja përcjellëse kushtuar luftës kundër zhdukjeve të përdhunshme në rajonin e OSBE-së. Takimin me titullin Lufta kundër zhdukjeve të përdhunshme në rajonin e OSBE-së – përparimi dhe e ardhmja e kanë organizuar ministritë e punëve të jashtme të Norvegjisë, Zvicrës, Francës dhe Holandës. Në emër të Fondit për të Drejtën Humanitare, Jelena Krstiq ka prezantuar përpjekjet që në rajonin e Ballkanit Perëndimor të vërtetohet fati i personave të pagjetur, të cilët janë zhdukur në kontekstin e konfliktit të armatosur në ish Jugosllavi. Në takim kanë marrë pjesë edhe kryesuesi i Komitetit të KB-ve për zhdukjet e përdhunshme, profesori Emanuel Deko (Emmanuel Decaux), profesori në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Osllos dhe ish kryesuesi i Grupit Punues të KB-ve për paraburgimin arbitrar Mads Andenas (Mads Andenaes), si dhe Bajram Shikmuradov (Bayram Shikhmuradov) nga Turkmenistani.