Jovan Lipovaç, një nga katër ish-luftëtarët serbë që po ndiqen penalisht në Beograd për përfshirje në rrëmbimin dhe ekzekutimin e 20 pasagjerëve joserbë të rrëmbyer nga një tren në Strpci në Bosnje në vitin 1993, vdiq përpara seancës së parë në rigjykimin e tij.Lipovaçi ishte në gjyq së bashku me ish-paraushtarakët e dyshuar Gojko Lukiç, Dusko Vasiljeviç dhe Dragana Djekiç për pjesëmarrje në rrëmbimin e 20 pasagjerëve joserbë nga një tren në stacionin Strpci në Bosnje dhe Hercegovinë në 1993. Të gjithë pasagjerët e robëruar u vranë më pas.