Komisioni Evropian mbi përparimin e Serbisë në vërtetimin e përgjegjësisë për krimet e kryera të luftës
Komisioni Evropian (KE) e ka publikuar në datën 10 nëntor të vitit 2015 Raportin mbi përparimin e Serbisë për vitin 2015. Raporti përcjellë përparimin e Serbisë në arritjen e kritereve politike dhe ekonomike për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gjetjet e raportit, të cilat kanë të bëjnë me vërtetimin e përgjegjësisë për krimet e kryera të luftës dhe zgjidhjen e trashëgimisë së konflikteve të armatosura në ish Jugosllavi në masë të madhe i përcjellin porositë nga raporti i vitit të kaluar.






Të martën dhe të mërkurën, në datën 27 dhe 28 tetor të vitit 2015, në ora 9:30, në sallën e gjykimit 2 të Gjykatës Speciale, ka vazhduar gjykimi për oficerët dhe nënoficerët e Ushtrisë së Serbisë, Rajko Kozlinin dhe Pavle Gavrilloviqin për krimin kundër civilëve në fshatin Tërnj, të kryer në muajin mars të vitit 1999. Pas shtyrjes së