Në datën 05 shkurt të vitit 2024 trupi gjykues i Departamentit Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës/Priština ka shpallur aktgjykimin lirues kundër të pandehurit Zllatan Arsiq lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile.
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK), i cili monitoroi këtë proces gjyqësor, shpreh vlerësimin se trupi gjykues ka mbajt një proces të drejtë gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm. Shqyrtimi gjyqësor në këtë rast përfundoi brenda (3) muajve.





Gjatë konfliktit të armatosur në territorin e Bosnje dhe Hercegovinës (BiH), Svetozar Andriq shërbeu si komandant i Brigadës së Parë të Këmbësorisë Biraç të Ushtrisë së Republikës Srpska (VRS) dhe, pas korrikut 1995, si zëvendës komandant dhe shef i Stafit Korpus të Drinës të VRS.