Kallëzim penal për krime ndaj 78 shqiptarëve të Kosovës kundër oficerëve e pjesëtarëve të Ushtrisë Jugosllave dhe MPB.
Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ka ngritur kallëzim penal kundër gjashtë oficerëve dhe pjesëtarëve të Brigadës së Motorizuar 125 të Ushtrisë Jugosllave (BRMO 125 UJ), komandantit të Repartit 24 të Njësitit Special të Policisë (NJSP) dhe disa pjesëtarëve të paidentifikuar të Ushtrisë Jugosllave (UJ) dhe Repartit 24 të NJSP mbi dyshimin se ata kanë urdhëruar apo kryer vrasjen e 78 meshkujve – shqiptarë të Kosovës në fshatin Kralan (komuna e Gjakovës) me datën 4 prill të vitit 1999. Midis personave të përfshirë në kallëzim janë ish-komandanti dhe ish-kryeshefi i Shtabit të Brigadës së Motorizuar 125 të UJ-së, Dragan Zhivkoviq dhe Gjorgje Nikoliq, ish-komandanti i Repartit 24 të NJSP, Zharko Brakoviq, dhe zëvendës-komandanti i Grupit Luftarak 5 të Brigadës së Motorizuar 125 të UJ-së, Robert Shmajcel, zëvendës komandant i grupit luftarak 5 të BRMO 125 UJ.





Të dielën 15 shtator në Stamboll, Natasha Kandiq, themelueses e Fondit për të Drejtën Humanitare dhe koordinatore rajonale e KOMRA-s iu nda çmimi ” Hrant Dink” Ky çmim i jepet individëve, organizatave jofitimprurëse apo grupeve të cilët luftojnë për një botë më të drejtë pa diskriminim, racizëm dhe dhunë, respektivisht atyre të cilët janë të përkushtuar për të arritur këto ideale, rrënojnë stereotipet dhe përdorin gjuhën e paqes në ketë mënyrë frymëzojnë dhe ngjallin shpresën tek të tjerët.