Është mbajtur tryeza e rrumbullakët mbi rolin në procesin e përcaktimin të llogaridhënies dhe pajtimit
Të premten, me 28 mars të vitit 2014 në Bibliotekën e fakultetit Juridik të Universitetit Union në Beograd është mbajtur Tryezë e Rrumbullakët në temën Edukimi për pajtimin: Roli i edukimit në procesin e ballafaqimit me të kaluarën si mekanizëm për pajtim dhe prezantimi i buletinit të eseve nga studentët e Shkollës Rajonale për Drejtësi Tranzicionale të organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare, Fakultetiti Juridik Universiteti Union dhe Qendra për avancimin e studimeve juridike.






‘Edukimi për pajtimin’ është një film i prodhuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) gjatë Shkollës Rajonale për Drejtësi Tranzicionale, mbajtur në janar të vitit 2013, për 25 pjesëmarrës nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia, organizuar nga FDH, FDH Kosovë dhe Asociacioni “Juristi” nga BeH. Pjesëmarrësit morën pjesë në programin intensiv dhjetë-ditor për faktet e vërtetuara gjyqësisht dhe gjykimet për krime lufte, komisionet e së vërtetës, dëmshpërblime për viktimat e dhunës, reformat institucionale, rolet e mediave dhe arkivat në rindërtimin shoqëror pas konfliktit dhe strategjive të tjera për të arritur pajtimin pas konfliktit të dhunshëm. Ligjëruesit në shkollë janë ndër ekspertët më të shquar rajonal mbi drejtësinë tranzicionale, kulturën e kujtesës, sundimit të ligjit në shoqëritë post-konfliktuoze, etj. Filmi ‘Edukimi për Pajtim’ ndjek disa studentë të shkollës, përshtypjet e tyre mbi përmbajtjen e ligjëratave dhe ndryshimet personale që kanë pësuar, me t’u ekspozuar ndaj temave të Shkollës.