“Gjenerali Dikoviq dhe brigada e 37 në Kosovë”
Në zonën e përgjegjësisë të brigadës 37 të Ushtrisë së Jugosllavisë në vitin 1999 në Kosovë janë vrarë rreth 1.400 civilë. Mbetjet mortore të një numri të viktimave janë zbuluar në varrezat masive në Serbi. Me brigadën në atë kohë ka komanduar shefi i tanishëm i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq. As ai e as pjesëtarët e njësisë së tij nuk janë përgjigjur kurrë për ato krime.
Në filmin e Fondit për të Drejtën Humanitare “Lubisha Dikoviq dhe brigada e 37 në Kosovë” janë paraqitur provat mbi prezencën dhe rolin e Ushtrisë së Jugosllavisë në vrasjet masive të civilëve në Izbicë, Qirez, tek Shavarinat, Rezallë dhe fshatrat e tjera të rajonit të Drenicës, e të cilat më parë janë prezantuar në dosjet “Lubisha Dikoviq” dhe “Rudnica”.
Shumë televizione në Serbi, duke përfshirë edhe serviset publike RTS dhe RTV, kanë refuzuar apo nuk janë përgjigjur në kërkesën për të shfaqur filmin. Për këtë arsye filmi do vendoset në web faqen tonë të martën me 21. Shkurt në orën 11.





Në datën 31 janar të vitit 2017, Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) e ka prezantuar dosjen e tij të tetë sipas radhës mbi krimet e padënuara dhe kryerësit potencial. Dosja „
Nga viti 2001 e deri më sot, në territorin e Republikës së Serbisë, në katër lokacione janë zbuluar varreza masive me 941 trupa të shqiptarëve të vrarë në Kosovë në vitin 1999, para së gjithash civilë, të cilët kanë pësuar jashtë luftës. Në Batajnicë, afër Beogradit janë zbuluar 744 kufoma të shqiptarëve të Kosovës, në Petrovo Selo së paku 61 trupa, kurse tek liqeni Peruçac (Perućac) varreza masive me 84 trupa. Më pas, në varrezën masive Rudnica janë zbuluar edhe së paku 52 kufoma.
Fond për të Drejtën Humanitare (FDH) e ka prezantuar në datën 23 tetor të vitit 2015 Dosjen „Operacioni Reka“. Dosja krijon një pamje të zhvillimeve të datës 27 dhe 28 prill të vitit 1999, në fshatrat në perëndim të Gjakovës në Kosovë, kur është zhvilluar një operacion i gjerë i përbashkët i Ushtrisë së Jugosllavisë (UJ) dhe i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), me emrin „Operacioni Reka“.Gjatë këtij operacioni, pjesëtarët e forcave serbe kanë vrarë së paku 350 civilë shqiptarë të Kosovës, kurse me mijëra sish janë dëbuar në Shqipëri. Trupat e 309 të vrarëve janë gjetur në vitin 2001 në varrezat e fshehta masive në periferi të Beogradit. Viktima më e re në moshë e këtij operacioni i ka qenë e moshës 15 vjeçare.

Prokuroria për krime të luftës (PKL) e ka
